Atletico Madrid shumë i fortë për Getafen, Griezmann nuk i ndahet golit (VIDEO)

Atletico Madrid ka fituar me lehtësi 2-0 ndaj Getafes. Skuadra e Diego Simeone-s ka triumfuar ndaj një prej skuadrave më në formë, duke rrëmbyer suksesin e tretë radhazi në kampionat.

Griezmann zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 27-të me një goditje precize në hyrje të zonës. 10 minuta më pas Saul do të konkretizonte një aksion të gjatë, duke i dhënë 3 pikët e radhës Atleticos.

“Los Colchoneros” shkon në kuotën e 44 pikëve, dy më pak se Barcelona kryesuese që ka një ndeshje më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?