Atletico Madridit e vëzhgon, por e ardhmja e Hysajt mund të varet nga Sarri
Gjatë gjithë këtij sezoni, Elseid Hysaj ka qenë në një dilemë të madhe te Napoli dhe gjithmonë është përfolur një largim i mundshëm, i mbrojtësit shqiptar.
“Tuttosport” raporton se Hysaj me shumë mundësi do të largohet nga skuadra napoletane në fund të këtij sezoni.
Atletico Madrid është duke e vëzhguar lojtarin me shumë kujdes, por ajo që e frenon klubin spanjoll është shifra e 40 milionë eurove, që kërkon Napoli.
Nga ana tjetër Hysaj ndiqet dhe nga Sarri, i cili e ka stërvitur lojtarin shqiptar tek Empoli dhe Napoli.
Tekniku do të presë të shohë të ardhmen e tij dhe në skuadrën, që do të drejtojë, do të ketë si kërkesë ndaj klubit të ri, blerjen e Hysajt.
Do të jetë një verë e gjatë për shqiptarin, i cili nën drejtimin e Ancelotit, nuk po gjen dot formën më të mirë.
KOHA JONË SONDAZH

