Atletico nuk fiton dot ndaj Sevillas, spektakël vetëm në 45 minutat e para (VIDEO)
Atletico Madrid dhe Sevilla kanë prodhuar dy pjesë loje me “fytyra” të ndryshme. Pjesa e parë do të ishte fantastike me plotë 4 gola, ndërkohë që e dyta nuk do të prodhonte asgjë. Në fund të dyja ekipet u dorëzuan në barazim 2-2.
Luuk de Jong zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të, por Atletico reagoi menjëherë duke fituar një penallti që do të kthehej në gol nga Morata. Në minutën e 36-të ndërkohë Joao Felix do të shënonte edhe golin e avantazhit me një goditje më të majtën brenda zonës.
Gjithsesi Sevilla nuk do dorëzohet teksa dy minuta nga fundi i pjesës së parë fitoi një penallti falë VAR, ashtu si Atletico. Ocampos do të realizonte nga pika e bardhë. Fraksioni i dytë do të ishte i luftuar, por asnjëra prej skuadrave nuk mundi që të shënonte një tjetër gol.
Ky barazim i shkon më shumë përshtat Sevillas që ruan vendin e tretë, ndërkohë që Atletico Madrid është spostuar në vendin e pestë, momentalisht jashtë zonës Champions. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

