FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atletico tjetër hap fals në La Liga, mundet nga Eibari (VIDEO)

Atletico Madrid ka pësuar një humbje të papritur në transfertën ndaj Eibarit. “Los Colchoneros” u ndëshkuan me dy gola në fillim dhe në fundin e sfidës, duke vuajtur presionin fizik dhe psikologjik të një ekipi që vrapoi shumë dhe e meritoi suksesin 2-0.

Burgos zhbllokoi takimin që në minutën e 10-të, por u desh vetëm ndërhyrja e sistemit VAR për ta quajtur të rregullt, pasi anësori fillimisht sinjalizoi në mënyrë të gabuar për pozicion jashtë loje.

Atletico i pati rastet e saj, sidomos me Angel Correan, për ta barazuar takimin, por i shpërdoroi mundësitë, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt Exposito realizoi edhe golin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?