Atletico zyrtarizon zëvendësuesin e Rodrit vetëm një orë pas largimit

Ditën e sotme u zyrtarizua largimi i Rodrit nga Atletico Madrid, teksa do të nisë një aventurë të re te Manchester City. Skuadra nuk ka humbur shumë kohë, duke gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij, i cili në fakt nuk u ka kushtuar asnjë cent.

Los Colchoneros kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit meksikan Hector Herrera të cilit i kishte përfunduar kontrata me Porton në 30 qershor dhe ka firmosur për 3 vite me Atleticon e Madridit. 29-vjeçari është një lojtar me shumë eksperiencë dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për Atleticon e Madridit që në vetëm pak ditë ka transferuar tre lojtarë nga kampionati portugez sepse përveç Felipes dhe Hector Herrerës që vinë nga Porto.

Los Colchoneros kanë mbyllur marrëveshjen me Benficën për ylli e ri Joao Felix i cili do të zyrtarizohet në momentin që Antoine Griezmann do t’i japë lamtumirën Atleticos, ndërsa bardhekuqtë kanë afruar nga Reali i Madridit edhe 24-vjeçarin Marcos Llorente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?