FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atleticos nuk i del inati me Ronaldon, gati të bëjnë ankesën në UEFA

Atletico Madrid janë shumë të mërzitur reagimin e Cristiano Ronaldos në fundin e ndeshjes së kthimit. Sulmuesi portugez, arkitekti kryesor i rikthimit të Juventusit me një “hat-trick”, bëri një gjest të shëmtuar dhe të turpshëm, të ngjashëm me atë Cholo Simeone, në ndeshjen e parë në “Wanda Metropolitana”.

Strategu argjentinas u dënua me një gjobë prej 20 mijë eurosh, teksa sqaroi pas ndeshjes se ishte një veprim i bërë në momente festimi për golin, si një formë çlirimi dhe jo përtifozët kundërshtarë. Në krahun tjetër në Spanjë kan nisur “betejën” për të mbledhur provat për dënimin e Ronaldos, duke e konsideruar si një gjest të qëllimshëm ndaj tifozëve madrilen.

Për shkak të këtyre fyerjeve dhe gjestit në fund të lojës, Atlético de Madrid, sipas “Mundo Deportivo” dhe të konfirmuar nga “As”, po konsiderojnë mundësinë për të paraqitur një ankesë formale për dënimin e Ronaldos. Portugezi në rastin më të keq do të dënohet me një ndeshje, ndërkohë që në rastin më të mirë, vetëm me një gjobë si Simeone. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?