FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atletiko do Hysajn në ekip, ja sa paguan Simeone për shqiptarin

Elseid Hysaj nuk ka më hapësirë te Napoli. Shkodrani i Kombëtares kuqezi shikohet si rezervë nga trajneri Karlo Anceloti, me këtë të fundit që praktikon një tjetër mënyrë loje dhe kërkon karakteristika të tjera te mbrojtësit anësorë. Ndaj, në këto kushte, Hysaj ka përfunduar në listën e merkatos.

Sipas “Tuttosport”, Hysaj pëlqehet nga trajneri Diego Simeone. Atletiko e Madridit ka paraqitur një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Shqipërisë, duke hedhur 20 milionë euro në tavolinë, shumë që mbetet ende larg pretendimeve të Napolit, që kërkon të paktën dyfishim për shkodranin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?