FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Audi Cup”, Bayern fiton 3-0 ndaj Milan, Guardiola sherr me De Jong

Bayern Munich ka fituar sfidën miqësore ndaj Milan me rezultat 3-0. Bavarezët ishin superiorë gjatë gjithë ndeshjes ndaj kuqezinjve, të cilët për 90 minuta gjuajtën vetëm një herë në portën e gjermanëve.

Pep Guardiola iu dha rastin lojtarëve që nuk gëzojnë shumë minuta me skuadrën për të nisur ndeshjen, ndryshe nga Mihajloviç që zgjodhi më të mirët për sfidën e “Audi Cup”.

Në minutën e 24’, Bernat shënoi për golin e parë, ndërsa në 74’, Gotze realizoi 2-0 dhe pesë minuta nga fundi, Lewandowski shënoi rezultatin përfundimtar 3-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga ndeshja, ajo që morri vëmendje më të madhe ishte sherri mes Guardiolas dhe kapitenit të Milan, De Jong. Trajneri bavarez e priti në tunel holandezin për t’i thënë disa fjalë pas ndërhyrjes që ky i fundit bëri ndaj një lojtari të Bayernit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas minutës së 20, De Jong bëri një ndërhyrje në të riun Kimmich, çka detyroi Guardiolan që ta largonte nga loja gjermanin për shkak të dëmtimit.

Megjithatë, reagimi nga të tjerët ishte i shpejt duke mos lejuar trajnerin dhe mesfushorin të kenë kontakt fizik, por të shkëmbejnë vetëm disa fjalë në distancë.

Ndërkohë, Real Madrid fitoi kundër Tottenhamit me rezultat 2-0. Ish-ylli i skuadrës londineze, Gareth Bale ishte autor i golit të dytë, ndërsa golin e parë e shënoi James Rodriguez. Ronaldo e Benzema janë lënë në shtëpi, për shkak të probleme shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?