Augsburg i shkakton një humbje të hidhur Dortmundit në Bundesligë (VIDEO)

Augsburg ka rrëmbyer një fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj Borussia Dortmund në duelin hapës për javën e 24-t. Verdhezinjtë duke se janë zhytur në një krizë duke harruar shumë shpejt fitoren ndaj Leverkusenit.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 24-t me Ji-Dong Won, që dyfishoi në të 68-të, për të udhëhequr fitoren e Augsburg. Ji-Dong Won numëron tashmë 4 gola të shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë nisën të kërkojnë me insistim përmbysjen vetëm pas minutës së 70-të, duke ngushtuar shifrat 9 minuta nga fundi me Alcacer, ndërkohë që shpërdoruan disa mundësi të mira për shënim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Augsburg renditet në vendin e 15-të, në kuotën e 21 pikëve, ndërkohë që  Borussia Dortmund qëndron në krye të klasifikimit, por duke rrezikuar ndjeshëm pozitat me Bayern Munich që tashmë ndodhet vetëm 3 pikë pas , por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?