FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balaj: Jam i gatshëm për të dhënë maksimumin, por vendos trajneri

Në konferencën e sotme për shtyp të Kombëtares doli Bekim Balaj. Sulmuesi është kthyer pas disa muajsh mungesë, pasi po kalon një formë mjaft të mirë.

“Është një mungesë relativisht e gjatë në Kombëtare, për arsye të një dëmtimi që më la jashtë fushave. Është një vlerësim që jam rikthyer dhe po arrij formën time më të mirë ,ndaj shpresoj të kemi mundësi të luaj dhe të jap më të mirën. Të gjithë lojtarët kanë treguar një formë mjaft të mirë dhe kushdo që të luajë, jam i sigurt që do të japë maksimumin. Natyrisht që gjithsecili kërkon sa më shumë hapësira, por në fund është trajneri ai që vendos dhe ne duhet thjesht të jemi në gatishmëri.

Të rinjtë? Ndërrimet në ekip sjellin frymë të re dhe rritet konkurrenca e kjo i bën mirë Kombëtares dhe grupit. Rivaliteti ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet në Kombëtare. Pak rëndësi ka së kush luan dhe normal që dua të luaj por është trajneri ai që vendos se kush do të luajë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkurrenca me Grezdën? Grezda kë bërë shumë mirë dhe deri diku ka zënë një vend titullari por ai luan si sulmues krahu ndërkohë që unë luaj në qendër”, u shpreh Bekim Balaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?