FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bale dhe Reguilon, Mourinho me goditje të dyfishtë në merkato

Gareth Bale dhe Sergio Regulion shumë shpejt do të zyrtarizohen te skuadra e Tottenham. Dy lojtarët kanë kaluar edhe vizitat mjekësore në Madrid dhe në orët e ardhshme do të udhëtojnë drejt Londrës për të firmosur kontratat dhe për t’u prezantuar te Spurs-at.

Nëse Regulion do të transferohet në formë përfundimtare për shumën e 30 milionë eurove, Gareth Bale do të huazohet për një sezon te Tottenham aty do të rikthehet pas shumë vitesh, teksa Reali do t’i paguajë 60% të pagës prej 17 milionë eurosh ndërsa Tottenham do të paguajë vetëm 40% të kësaj shifre.

Regulion shkëlqeu si i huazuar te Sevilla me të cilët u kualifikua në Champions League nëpërmjet kampionatit dhe fitoi Europa League. Ndërkohë që vlerat e tBale nuk vihen në diskutim pavarëisht se ai ka kaluar momente aspak të mira te skuadra madrilene në sezonet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?