Baloteli kthehet tek Milan, “dashuria e vjetër” nuk harrohet
Dashuria është emocion i veçantë për njerëzit. Nga ajo prindërore tek romantikja, dashura vjen në forma nga më të ndryshmet. Disa zgjasin me dekada, të tjerat shumë pak. Disa shoqërohen edhe gjatë gjithë jetës. Kur Mario Baloteli iu bashkua Milan, kjo skuadër ishte në kohë tranzicioni pasi u shitën lojtarë si Zlatan Ibrahimoviç dhe Thiago Silva. Baloteli, një lojtar i kombëtares së Italisë, i njohur me imazhet e një djali të keq në vendin e tij, po aq edhe për golat dhe lojën që ka zhvilluar deri tani, kur nuk i kanë ecur punët mirë në Itali, është larguar në Angli. Personi me të cilin ai krijoi lidhje të ngushta gjatë karrierës me Milan ishte Stephen El Shaarawy. Ata shiheshin kudo së bashku duke u dëfryer dhe Nang ishte “rrota e tretë” e makinës së çmendur të Milanit. Pas largimit dhe kalimit tek Liverpuli, duket se Baloteli nuk mund të ndahet aq lehtë me klubin e tij të mëparshëm dhe është kthyer për një ditë tek Milan. Ndoshta kthimi i tij kujton dashurinë që ruan gjatë kohës kur ishte tek Milan dhe mbase një rikthim të mundshëm tek kjo skuadër pas përfundimit të këtij sezoni.
KOHA JONË SONDAZH

