Balotelli mbi Ferrari me 175 km/orë, gjobitet dhe i hiqet patenta
Mario Balotelli nga futbollist bwhet pwr njw moment “pilot” i Formula 1. Sulmuesi 24-vjeçar i Liverpulit cili po kalon një periudhë të errët në Premier League, ka përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave italiane dhe atyre angleze për një veprim aspak të hijshëm. Gjykata i ka pezulluar patentën për 28 ditët ardhshme dhe e ka dënuar me 1250 Euro gjobë Supermarion për thyerje të rregullores. Ky vendim i gjykatës angleze ka ardhur për shkak se Balotelli 3 dhjetorin e kaluar është ndaluar nga policia teksa ngiste Ferrarin e tij M62 në mesnatë me një shpejtësi prej 175 km/orë. Ish sulmuesi i Milan, Manchester City dhe Inter në atë moment u arsyetua me faktin se nuk e kishte kaluar limitin e shpejtësisë, por kjo nuk i mjaftoi Balotellit për t’i shpëtuar dënimit. Çështja kaloi në gjykatë dhe kjo e fundit e shpalli fajtor Supermarion, i cili përveç se duhet të paguajë 1250 Euro gjobë, për 28 ditët e ardhshme duhet të udhëtojë gjithmonë si pasagjer pasi i është pezulluar leja e drejtimit.
KOHA JONË SONDAZH

