Banderola prekëse e tifozëve të Panathinaikos-it: Kurajo popullit shqiptar!
Greqia ka ofruar një mbështetje të madhe ndaj situatës së rëndë që po përjeton Shqipëria si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Krahas ndihmës së madhe në grupin e shpëtimit, në vendin fqinjë edhe grupe të ndryshme e individësh kanë gjetur mënyra origjinale për mbështetje në distancë popullin shqiptarë.
Një banderolë e madhe është shpalosur të enjten nga tifozët e Panathinaikosit në takimin e basketbollit ndaj Basconias. Aty shkruhej “Dhimbja dhe solidariteti nuk njohin kufij! Kurajo popullit shqiptar”.
Një gjest fantastik i tifozëve grekë që tregojnë edhe njëherë lidhjen e fortë që ekziston mes dy popujve tanë.
KOHA JONË SONDAZH

