Barazimi ndaj Laçit, trajneri Cungu zbulon “fajtorin”: Na mohoi fitoren
Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën e parë për fazën e tretë, një rezultat që nuk i shkon shumë për shtat verilindorëve. Trajneri Armando Cungu e ka gjetur “fajtorin” për këtë barazim.
“Nuk ishte një nisje e keqe, pavarësisht rezultatit. Luajtëm mirë në këtë ndeshje dhe kishim raste, por në këtë ndeshje na ndali portieri Selmani. Ai ishte në ditën perfekte dhe emiton komplimente. Ishte rast shumë i mirë ai i Shkurtajt në fundin e pjesës së parë.
Rroca dhe Shkurtaj bënë një paraqitje pozitive, por duhet t’u japim atyre kohën e duhur, edhe pse dihet që duhen rezultatet. Koha nuk pret, sepse duhen pikë. Për 60 minuta luajtëm me sistemin që kemi pasur sukses në ndeshjet e fundit të kampionatit, si dhe në miqësoret e fazës përgatitore që bëmë në Turqi. Shtuam sulmuesit në fund, por nuk çaloi ekipi në mënyrën e lojës, në skemën e lojës. Ishte shumë e vështirë ta çaje kundërshtarin, që mbrohej mirë. Laçi njihet për shpirtin e garës.
Kam kërkuar që qarkullimi i topit të ishte më i shpejtë, sepse terreni nuk na lejonte. Goditëm në portë me vonesë, pse jo që në minutën e parë, por momentet vijnë atëherë kur t’i i krijon. Nuk e di si duhet t’i rregullojmë gjërat me emergjencë. Nuk shoh presion te djemtë. Futbolli i tillë është, i ndërtuar mbi presionin. Jemi ekipi i vetëm që luajmë jashtë fushe dhe i falënderoj tifozët që kishin ardhur, por kaq nuk mjafton”, deklaroi strategu i verilindorëve.
KOHA JONË SONDAZH

