FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barazoi rekordin e Peles, Mbappe: Ai i përket një tjetër kategorie

Kylian Mbappe ka kaluar sot një pasdite magjike, duke qenë protagonisti kryesor në fitoren 4-3 ndaj Argjentinës. 19-vjeçari shkëlqeu me fanellën e “Gjelave”, duke fituar penalltinë e golit të parë dhe duke shënuar dy golat e avantazhit në pjesën e dytë. Mbappe është bërë adoleshenti i parë që shënon më shumë se një gol në një ndeshje të Kupës së Botës pas legjendës braziliane Pele.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë adoleshenti i dytë që shënon dy herë në një ndeshje me eliminm direkt pas Pele-s. Ai është një tjetër kategori, por është bukur të jesh në mesin e këtyre njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç e kam thënë gjithmonë, në Kupën e Botës do të përballesh me lojtarë të një niveli të lart, ndaj dhe treguam vlerat tona. Nuk ka vend më të bukur se në Kupën e Botës për ta bërë një gjë të tillë. Kritikat? Le të flasin, unë u përgjigjem në fushë”, u shpreh Mbappe pas ndeshjes. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?