Barça-Juve, 1100 kilometra në këmbë për një biletë

 

1100 kilometra në këmbë për një biletë. Është kjo historia e veçantë e Nicolo De Marchit, një tifoz të Juventusit, që përshkroi në këmbë distancën deri në Berlin për të siguruar një biletë për finalen e madhe të Uefa Champions League. Aventura e 22-vjeçarit nisi në rrjetet sociale ku premtoi se do të bënte në këmbë mbi 1 mijë kilometra nëse do t’i siguronin një biletë për ndeshjen e “Olimpiastadion” për të mbështetur kështu skaudrën e tij të zemrës, Juventus.

Klubi bardhezi pasi mësoi për pasionin e tij, ja premtoi një biletë në rast se ai do të ndërmerrte këtë nismë dhe Nicolo De Marchi e realizoi duke përshkruar për 8 ditë me radhë në këmbë dhe me biçikletë distancën nga Milano në Berlin duke përjetuar një aventurë të jashtëzakonshme por duke fituar gjithashtu dhe një biletë për finalen e madhe të Uefa Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?