Barcelona +4 nga Reali, Ronaldo humb penallti…lutet “për fëmijët e Nepalit”
Pas fitores 3-0 në gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Bajern, Barcelona nuk ndalet as në La Liga, duke hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion.
Neymar dhe Rodrigues i dhanë fitoren e radhës Barcelonës ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e La Liga, duke e shkëputur pesë pikë nga Reali i Madridit. Por kur pritej reagimi i Realit, Valencia trondit në “Bernabeu” të besuarit e Ancelottti me dy gola të shpejtë të Alcacer dhe Fuego. Cristiano Ronaldo humbi në fund të kësaj pjese një 11-metërsh, dhe shansin për të rihapur lojën. Por Reali gjithsesi dominoi pjesën e dytë dhe shkurtoi me portugezin Pepe, në 56’. Isko në 84’ barazoi shifrat dhe i dha shpresë Realit, që të përmbyste rezultatin. Pas ndeshjeve të javës së 36-ët, Barcelona ka 90 pikë dhe dy javë para mbylljes së garës është shumë pranë trofeut të titullit kampion. me barazimin 2-2 ndaj Valencias, Reali i Madridit ka 86 pikë.
Ronaldo si Messi, ndihma Nepalit
Ashtu si Leo Messi, edhe Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më ta paguar në botë, por edhe një njeri me zemër të madhe. Sulmuesi i Real Madrid nuk ka ngurruar të ndihmojë banorët e Nepalit, të goditur nga tërmeti që ka shkaktuar mijëra viktima. Portugezi ka dhuruar gati 7 milionë euro për organizatën “Save the Children”, sipas asaj që shkruan revista franceze “So Foot”. Kjo nuk është e vetmja ndihmë që Cristiano Ronaldo ka dhënë për Nepalin e dërrmuar nga fatkeqësia natyrore.
Ai ka sensibilizuar opinionin publik për ndihmë me anë të mesazheve në rrjetet sociale. Futbollisti i përfaqësueses së Portugalisë nuk ka dashur ta bëjë të ditur këtë nismë të tij. Ai ka qenë pjesë e veprimtarive të tjera të bamirësisë në të kaluarën.
KOHA JONË SONDAZH

