Barcelona arrin akordin me Griezmann, ja sa do të përfitojë francezi
Barcelona dhe Atletico Madrid duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Antoine Griezmann, teksa pas 1 korrikut klauzola e tij do të ulet në 120 milionë euro.
Në kalimin e sulmuesit francez në “Camp Nou”, Atletico kërkon të përfshijë edhe një lojtar në këtë marrëveshje, sipas gazetës franceze “L’Equipe”. Nuk kërkon 120 milionë euro në dorë, por duan të përfshihet edhe kartoni i Nelson Semedo, i cili shikohet si alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes, duke qenë se Filipe Luis largohet nga “Colchoneros” pas 31 qershorit.
Sipas informacioneve të medies franceze, Griezmann do të përfitojë 17 milionë euro, në kontratë 5-vjeçare, duke pranuar ulje page me 6 milionë euro në sezon.
KOHA JONË SONDAZH

