Barcelona-Bajern, Messi merr 10, asnjë tjetër nuk vlerësohet me notën 9

Barcelona është më afër finales së madhe pas dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të Champions League. Reali i Madridit humbi 2-1 me Juven në Torino, duke lënë të hapur kualifikimin në ndeshjen e dytë, por një ditë më pas katalanasit u mjaftuan me minutat e fundit të ndeshjes ndaj Bajern Mynih për të shënuar tre gola, në fitoren e pastër, 3-0.    

 Portali Ëhoscored.com ka publikuar vlerësimet me nota për lojtarët  e sfidës Barcelona – Bayern Munich në gjysmëfinalet e dytë të Ligës së Kampioneve.

Padyshim, më i miri në fushë ishte argjentinasi, Lionel Messi, i cili shënoi dy gola në portën e bavarezëve. Golin e tretë e realizoi Neymar. Messi është vlerësuar maksimalisht me notën 10, dhe Neymar e Alvesh si dy lojtarët e tjerë më të vlerësuar në Kamp Nou, me notën 8.7. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola janë vlerësuar nën notën 7. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?