FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona bën gati 100 mln euro për talentin 19-vjeçar të Lajpcingut

Barcelona është e gatshme që të shpenzojë 100 milionë euro për mbrojtësin adoleshent të Lajpcingut, Dayotchanculle Upamecano, i cili pavarësisht moshës së re është shndërruar titullar fiks në skuadrën që po luan sezonin e dytë në Bundesligë.

Sipas mediave franceze, 19-vjeçari shihet nga drejtuesit katalanë si pasuesi ideal i Gerard Pike, i cili nuk do të mund të luajë për një kohë shumë të gjatë në nivelet më të larta për shkak të moshës.

Por, për të arritur te mbrojtësi, katalanasit duhet të mposhtin konkurrencën e Junajtid, Bayernit të Mynihut, Arsenalit dhe Milanit, që gjithashtu kanë shfaqur interes për futbollistin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?