FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona bën gati 112 milionë euro për Lautaro Martinez

Barcelona është duke përgatitur një ofertë prej 112 milionë eurosh për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, i cili po shkëlqen në Kupën e Amerikës. Ai ka qenë një ndër surprizat më të mëdha të kësaj vere, duke marrë vlerësime të shumta pas golave të shënuar.

Lautaro është golashënuesi më i mirë në epokën Lionel Scaloni, duke realizuar 5 gola në 9 ndeshje, me një mesatare më të mirë se Messi. Sipas Radio La Red, Barcelona ka vendosur që Martinez të jetë zgjedhja e parë në merkato, duke injoruar Mauro Icardin. Ky është një hap i madh për sulmuesin, i cili u ble vetëm për 14 milionë euro plus bonuset, një vit më parë.

Lautaro ka një klauzolë lirimi me vlerë 112 milionë euro në kontratën e tij. Zikaltrit mund ta lënë të lirë për të tentuar më pas afrimin e Lukakut dhe Edin Dzekos. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?