Barcelona firmos me yllin e Gremios, transferimi shkon në 40 mln euro
Barcelona ka mbyllur gjithçka për transferimin e Artur për 40 milionë euro. Mesfushori i Gremios do të qëndrojë në Brazil deri në vitin 2019, në një marrëveshje që është arritur mes dy klubeve.
Blaugranët do të paguajnë 30 milionë euro paraprakisht për yllin e “Copa Libertadores” të Gremio, ndërkohë që do të shtojnë edhe 10 milionë euro në bazë të bonusve për shkak të paraqitjeve dhe trofeve.
Të mërkurën, presidenti i Gremio, Romildo Bolzan, konfirmoi se marrëveshja do të bëhej në mënyrë të menjëhershme. “Marrëveshja është në rrugën e saj për t’u përfunduar. Dokumentet nuk janë nënshkruar ende, por transferimi është duke arritur në fazën përfundimtare. Disa gjëra vazhdojnë të varen nga çështjet ligjore, por ende kërkojnë kujdes dhe po shkojnë drejt një situate përfundimtare”, u shpreh ai. Me ardhjen e Artur, pritet që të largohet Andre Gomes. /
KOHA JONË SONDAZH

