Barcelona fiton edhe ndaj Getafes, vendos “perla” e Depay-it (VIDEO)

Barcelona mban ritmin e skuadrave kryesuese në La Liga, duke marrë një fitore 2-1 ndaj Getafes në “Camp Nou”. Ishte një pasdite aspak e thjeshtë për skuadrën e Koeman, që gjithsesi arriti të dilte me pikë të plota. Në minutën e dytë, pas një sulmi të shpejt nga Jordi Alba, Sergi Roberto e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në fundin e rrjetës. Reagimi i Getafes do të ishte i shpejtë, duke vendosur baraspeshën në minutën e 19-të.

Sandro Ramirez kombinon mjaft mirë me Alena-n dhe më pas lëshon një goditje që shkon në cepin e portës së mbrojtur nga Ter Stegen, i cili nuk arriti ta ndalte. Gëzimi i miqve, zgjati vetëm pak minuta pasi Depay do të realizonte një super gol me një veprim të bukur “alla Messi” brenda zonës së kundërshtarëve. Në pjesën e dytë, rezultati nuk do të ndryshonte me Barcelonën që ngjitet tashmë në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Reali, Sevilla dhe Valencia. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?