FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona fiton me vuajtje ndaj vendit të fundit në renditje, vendos Vidal (VIDEO)

Barcelona ka arritur që të marrë një fitore me përmbysje 2-1 ndaj vendit të fundit në renditje, Leganes. Skuadra e Ernesto Valverde vuajti shumë në transfertë ditën e sotme, duke zhvilluar një ndeshje të dobët edhe pse në fushë kishte katër sulmues: Messi, Suarez, Griezmann dhe Dembele.

 

Sfida nisi në “malore” për blaugranët që u gjendën në disavantazh që në minutën e 12-të. Youssef En-Nesyri me një lëvizje në zonë, arrin që ta dërgojë topin në cepin e portës së Ter Stegen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillimin e pjesës së dytë, Barcelona gjeti golin e barazimit me Luis Suarez, që shfrytëzoi më së miri me kokë një krosim të Messit në zonë. 10 minuta nga fundi, Arturo Vidal arriti që të shënonte golin e avantazhit dhe të fitores, duke shfrytëzuar një pasim që erdhi nga një futbollist i vendasve dhe sipas rregullores nuk cilësohet në pozicion jashtë loje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore Barcelona ruan kryesimin e kampionatit me 28 pikë, ndërkohë që Leganes mbetet e fundit me vetëm 6 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?