Barcelona fiton ndaj Mallorcas, vendos i përhershmi Lewandowski (VIDEO)

Barcelona vijon serinë e rezultateve pozitive duke marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Mallorcas.

Skuadra e Vedat Muriqit rezistoi vetëm 20 minuta. Skuadra katalane e zhbllokoi rezultatin me të zakonshmin Robert Lewandowski, që përmbylli në mënyrën e duhur një aksion nga e majta, pas kombinimit me Ansu Fatin.

Goditja në cepin e portës ishte e pakapshme për portierin Rajkovic. Për “bomberin” polak ky ishte goli i nëntë në La Liga në shtatë ndeshje. Më tej vendasit nuk do të arrinin që të gjenin as golin e barazimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?