Barcelona fiton në “frymën e fundit” ndaj Gironës, “heroi” është Araujo
Barcelona ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Gironës në një nga ndeshjet më të vështira të këtij sezoni në La Liga, falë një goli vendimtar nga Ronald Araujo në sekondat e fundit të takimit.
Skuadra e Hansi Flick-ut e nisi ndeshjen mirë dhe kaloi shpejt në avantazh me Pedrin në minutën e 13-të, por gëzimi zgjati pak. Vetëm shtatë minuta më vonë, Ëitsel barazoi rezultatin për miqtë, duke rikthyer tensionin në “Estadi Olímpic Lluís Companys”.
Pjesa e dytë u karakterizua nga një dominim i lehtë i Barcelonës, me Lamine Yamal që u rikthye në formacion dhe solli dinamizëm në krahë. Megjithatë, katalanasit hasën vështirësi në finalizim, derisa Araujo, në fundin dramatik të ndeshjes, shënoi golin e fitores pas një goditjeje standarde.
Me këtë fitore, Barcelona ruan hapin me rivalët për titull dhe forcon pozitat në renditjen e La Ligas.
KOHA JONË SONDAZH

