Barcelona kërkon t’i rrëmbejë sulmuesin kryesor Arsenalit
Barcelona është në kërkim të një bomberi pas dëmtimit të Luis Suarez. Emri i piketuar është sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili mësohet se ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”.
Situata e klubit anglez nuk është më e përshtatshme për të lejuar shitjen e “yllit” të tij. Sidoqoftë, sulmuesi nga Gaboni e ka marrë shumë seriozisht largimin e tij pas interesimit të Barçës.
Në këtë kuptim, sektori teknik i Barcelonëm e njeh në mënyrë të përkryer situatën sportive dhe kontraktuale të Aubameyangut, kështu që do të ketë përpjeke për të bërë të mundur blerjen e tij. Sulmuesi ka kontratë me Arsenalin deri në verë të vitit 2021. Në këtë rast vendimtar do të jetë edhe vetë vendimi i futbollistit.
KOHA JONË SONDAZH

