Barcelona, Laporta hedh kandidaturën për president

Eric Abidal do të jetë sekretar teknik i Joan Laportës, nëse 52-vjecari do të triumfojë në zgjedhjet presidenciale të klubit katalanas që do të mbahen në korrik. Gjatë prezantimit të kandidaturës së tij, ish-numri një bluagrana në vitet 2003-2010, premtoi se do të hedhë bazat për një tjetër dekatë prestigjioze të Barcelonës.

“Abidal është një person i jashtëzakonshëm, me virtyte dhe principe. Ka treguar devotshmëri të paprecedent për këtë projekt. Ka forcë dhe energji të pashtershme”.

I pyetur për marrëdhëniet që ka me Lionel Messin, Laporta u mundua të t’i transpetonte publikut se lidhja e tij me Lionel Messin mbetet e vecantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me Messim kam telepati. Ai e di gjithmonë se cfarë mendoj unë. Leo është një gjeni”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Laporta, duke i besuar filozofisë së Johan Crujf, premtoi se do t’i japë vazhdimësi modelit sportiv që ndërtoi gjatë dy mandateve të tij të para si president i Barcelonës.

“Crujf bëri një ndryshim vendimtar në filozofinë e klubit. Krijuam një mentalitet fituesi dhe një filozofi loje të pëlqyer nga e gjithë bota, sepse i jep prioritet spektaklit”

Laporta theksoi edhe një herë rëndësinë që ka akademia e Barcelonës për sukseset e të ardhmes.

“La Massia është thelbësore, është cështje identiteti. Kur një vogëlush bëhet pjesë e La Massias për të përmbushur ëndrrat e tij, duhet në radhë të parë të mësojë një vlerë, kulturën e punës. Kjo kulturë punë na ka dhënë shumë suksese. Kjo është baza për një tjetër dekadë prestigjoze të klubit tonë.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?