FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona mbyll këtë javë transferimin e Griezmann nga Atletico

Barcelona është duke studiuar të gjitha rrugët për të rrëmbyer Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, me vlerë 120 milionë euro. Klubi blaugrana sipas gazetës “Sport” po mendon për finalizimin e këtij operacioni të enjten ose të premten.

 

Bëhet fjalë për një lëvizje të komplikuar dhe një operacion me kosto të lart ekonomike, ndaj dhe Barcelona po mat çdo hap që hedh. Spikasin dy detaje vendimtare në këtë lëvizje të katalanasve. Nga njëra anë, Ernesto Valverde i  ka thirrur lojtarët e tij më datën 14 korrik, pasi këtë të diel do të nisë faza përgatitore për sezonin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, të premten më 12 korrik është fundi i periudhës së pushimeve të Antoine Griezmman, siç interpretohet nga lojtari francez i cili ende ishte duke qëndruar në Ibiza. Vonesa e francezi ka shkaktuar shumë polemika te Atletico Madrid që ka nisur stërvitjen, por futbollisti francez e justifikoi me faktin që ka katër ditë më shumë pushime. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?