FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona merr më në fund vendimin për Valverden

Ernesto Valverde do të vijojë që të jetë trajner i Barcelonës edhe në sezonin 2019/20. Lajmin e shumëpritur e ka dhënë presidenti i klubit blaugrana, Josep Bartomeu.

 

Humbje e papritur me përmbysje 4-0 nga Liverpooli në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Championsit, dhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit, shkaktoi shumë zhgënjim te katalanasit. Gjithsesi kjo nuk ka ndryshuar vendimin e drejtuesve për të ndryshuar trajnerin dhe stafin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valverde ka një kontratë deri në vitin 2020 me blaugranët, me mundësinë për ta zgjatur edhe për një sezon. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i cili u përfol për ta zëvendësuar, do të mbetet në pritje të zhvillimeve të reja te katalansit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?