FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona mund me “manita” Mallorca-n, “Alieni” Messi shënon tripletë (VIDEO)

Barcelona ka arritur një fitore shumë të thjeshtë 5-2 ndaj Mallorcas duke rimarrë kreun e renditjes në La Liga. Blaugranët e zgjidhën ndeshjen që në 45 minutat e para. Messi shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërkohë që la shenjë edhe Griezmann.

 

Budimir realizoi një gol që rihapi ndeshjen, por Luis Suarez shënoi në mënyrë spektakolare me thembër. Në pjesën e dytë ishte sërish Ante Budimir që do të shënonte në portën e Ter Stegen, ndërkohë që Messi kompletoi tripletën personale me një tjetër goditje me të majtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pleshti” në startin e ndeshjes prezantoi edhe “Topin e Artë” të 6-tin në karrierë para tifozëve në “Camp Nou”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?