Barcelona mund me “poker” Alavesin, shënojnë të gjithë sulmuesit (VIDEO)

Barcelona ashtu siç pritej, ka arritur një fitore të thjeshtë 4-1 ndaj Alaves, duke u konfirmuar në vendin e parë të renditjes. Skuadra e Valverdes do të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 14-t me Griezmann, i cili me një goditje më të djathtën në hyrje të zonës. Në fundin e pjesës së parë, Vidal tregoi pse meriton të luajë nga minuta e parë duke shënuar nga një pozicion i prirët.

Alaves provoi të rihapte ndeshjen në fillimin e fraksionit të dytë me Pere Pons, por katalanasit nuk heqin dorë nga aksionet sulmuese. Lionel Messi shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 69-të, ndërkohë që 6 minuta më pas Suarez do të realizonte nga pika e bardhë. Barcelona mbetet në krye të renditjes me 39 pikë dhe pret me qetësi sfidën e Real Madridit që do të sfidojë nesër Bilbaon. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?