FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona ndaj Siti, kualifikimi në Champions edhe me lojë spektakolare

Para ndeshjes vendimtare për titull, ndaj Realit të Madridt në Spanjë, teksa Ee El Clasico do të luhet këtë fundjavë në Kamp Nou, Barcelona duhet të mendojë edhe për kualifikimin në çerekfinale të Champions League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luis Enriques, që është në garë për tre trofe, zbret sot në fushë me avantazhin  e sfidës së parë ndaj Manchester  City, falë fitores 2-1. Kualifikimi kërkon edhe lojë spektakolare, sepse Enrique thekson se ajo është në ADN e këtij ekipi: – “Në fushë ka vetëm një top dhe synimi ynë është gjithmonë të kemi kontrollin e tij, në pjesën më të madhe të kohës, pasi në këtë mënyrë do të kemi dhe kontrollin e lojës. Megjithatë jo detyrimisht kjo mund të na garantojë një rezultat pozitiv, por gjithsesi kontrolli i topit është pjesë e stilit tonë, dhe ky stil deri tani na ka ndihmuar të fitojmë”.  Për trajnerin Enrique është e rëndësishme që skuadra të mos mendojë shumë për rezultatin e ndeshjes së parë: – “Ne do të kemi përballë një prej skuadrave favorite për fitimin e Champions League, dhe nëse mendojmë se kemi siguruar kualifikimin vetëm me fitoren e takimit të parë, gabohemi.”  Barcelona ka fituar 16 nga 17 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionit dhe në fundjavë triumfoi 2-0 në transfertë me Eibar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?