FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona nënshkruan kontratën e re me ‘yllin’ kosovar

Mesfushori i Kosovës, Labinot Kabashi ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri ën vitin 2021.

Pas trajnerit Ernesto Valverde, klubi katalanas konfirmoi rinovimin e kontratës me talentin shqiptar.

Barcelona i kanë vendosur Kabashit klauzolën e lirimit me vlerë 40 milionë euro, ndërsa ajo do të rritet në 100 milionë euro, nëse lojtari arrin të bëhet pjesë e skuadrës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“FC Barcelona dhe lojtari Labinot Kabashi kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2021, e cila mund të zgjatet edhe për dy vite të tjera. Labinoti do të ketë një klauzolë lirimi me vlerë 40 milionë euro që do të konvertohet në 100 milionë nëse bëhet pjesë e ekipit të parë”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit të Barcelonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kabashi, më 28 shkurt mbush 19 vjeç dhe konsiderohet si një ndër lojtarët më premtues për të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?