Barcelona nuk heq dorë nga Pogba, ka gati ofertën e radhës
Barcelona ka ende shpresa se mund të transferojë Paul Pogba. Edhe pse marrëveshja është shumë herë me komplikuar pas mbylljes së merkatos në Premier League.
Gazeta katalanase “El Mundo Deportivo” shkruan se “blaugranat” nuk janë tërhequr nga ideja e transferimit të mesfushorit francez. Lojtari është i vendosur të largohet nga Manchester United, duke u nxitur edhe nga mosmarrëveshjet me trajnerin Mourinho. Megjithatë, tashmë duket e vështirë edhe pse Barcelona vazhdon të besojë.
United nuk ka bërë përforcime të madha këtë sezon, duke përjashtuar vetëm afrimet e Dalot dhe Fred dhe vështirë se do të lejojë largimin e Pogbasë.
KOHA JONË SONDAZH

