FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona sfidon Guardiolën, kërkon mbrojtësin e Interit

Interi po kërkon në merkato një sulmues që të zëvendësojë Lautaro Martinezin nëse argjentinasi vendos të largohet për të nisur një aventurë të re me Barcelonën. Lautaro është i parapëlqyeri i drejtuesve katalanas për të mbushur boshllëkun që ka lënë dëmtimi i Luis Suarez.

Blaugranët nuk kanë objektiv vetëm Lautaron te Interi. Sipas AS, pasi ka ngelur vetëm me 3 qendërmbrojtës pasi huazoi Todibon (Piqué, Umtiti dhe Lenglet), tashmë ka hedhur sytë te talenti zikaltër Alessandro Bastoni.

Operacion vështirë se mund të mbyllet në janar, gjithçka do të shtyhet për në verë dhe Marotta ka nisur të kërkojë edhe një zëvendësues në mbrojtje për Bastonin. Për mbrojtësin ka shfaqur interes të madh edhe Manchester City.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?