Barcelona u eliminua, por Kutinjo mund të marrë medalje në Champions

Barcelona u eliminua në çerekfinalen e Champions League, por mesfushori i tyre Felipe Kutinjo ka ende arsye për të ndjekur me interes deri në fund këtë kompeticion.

Braziliani, i cili iu bashkua katalanasve në janar për 160 milionë euro, ka mundësinë të fitojë një medalje nëse skuadra e Jurgen Klop arrin të triumfojë në Champions League. Braziliani është aktivizuar në 5 nga gjashtë ndeshjet e grupit të Liverpul dhe ka kontribuar në kalimin në fazën e nokautit.

Liverpul ka akoma një rrugë të gjatë për të bërë pasi tani e presin dy ndeshje në gjysmëfinale. Rregullorja e UEFA-s thotë qartë se ekipit fitues do t’i jepet 40 medalje, por klubi është ai që vendos se kush do t’i marrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?