Barcelonës s’i mjafton “perla” e Rakitic, mundet nga Chelsea në miqësore (VIDEO)
Chelsea i shkakton humbjen e parë Barcelonës në testin e parë miqësor të “Rakuten Cup” në prag të sezonit të ri. Blutë e Londrës kanë arritur që të triumfojnë 2-1 ndaj blaugranëve, me nga një gol të shënuar për pjesë. Te blaugranët lajmi më i rëndësishëm ishte debutimi i Griezmann me fanellën e Barcelonës.
Ndeshja do të ishte e barabartë deri në minutën e 34-t, teksa Busquets do të gabonte në një pasim, duke i dhënë mundësinë Abraham që të realizonte përballë portierit Ter Stegen. Barcelona kërkoi të gjente golin e barazimit, por 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Barkley shënoi edhe golin e dytë me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës.
Në minutën e parë të shtesës, Ivan Rakitic do të shënonte golin e nderit për ekipin e tij. Mesfushori kroat realizoi me një goditje fantastike në hyrje të zonës, që do të përfundonte në cepin e portës. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

