Barella blerja më e shtrenjtë në historinë e Interit, barazon Vierin

Nicolo Barella mund të quhet futbollisti më i ri i Interit. 22-vjeçari nga Sardenja do të jetë blerja me e shtrenjtë zikaltër, duke arritur në këtë klasifikim Bobo Vierin. Do të kushtojë plot 45 milionë euro, teksa mbeten për t’u zgjidhur edhe detajet e fundit.

Marotta dhe Ausilio kanë porpozuar huazim për 10 deri 12 milionë euro dhe blerjen e e detyruar pas një viti, që do t’i garantonte Cagliarit 40 milionë euro në total (28 ose 30 milionë për blerjen përfundimtare). Ndërsa 5 milionë të tjera Cagliari do t’i përfitonte në formën e bonuseve.

45 milionë euro është shifra më e lartë që Interi ka paguar për një futbollist, pikërisht për Bobo Vierin në verën e vitit 1999, nga Lazio. Në podium e futbollistëve për të cilët Interi ka paguar më shumë janë edhe Joao Mario dhe Hernan Crespo. Për portugezin janë shpenzuar 40 milionë euro tre vite më parë, ndërsa për argjentinasin 36 milionë euro në vitin 2002, po nga Lazio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?