Bartomeu: Dembele më i mirë se Neymar, e di se ku do të luajë De Ligt

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se e di se ku do të luajë Matthijs de Ligt në sezonin e ri, ndërkohë që në lidhje me Neymar, ai ka rrëfyer se braziliani kërkon që të largohet nga PSG. Numri një i blaugranëve foli në një konferencë për shtyp me rastin e prezantimi të Frenkie de Jong, duke komentuar edhe lajmet më të fundit nga zhvillimet në merkato.

 

De Ligt – “E kam thënë kohë më parë se e di se ku do të luajë De Ligt. Unë e di ende, por nuk do të flas më shumë për këtë temë, pasi ai është një futbollist i Ajaxit”

Swiss Digital Desktop Reklama

Neymar – “Ne e dimë se ai kërkon të largohet nga PSG, por edhe PSG nuk dëshiron që ta lërë të largohet. Në këtë rast nuk ka asnjë çështje. Largimi i Jordi Mestre s’ka lidhje me të. Dembele mendoj se është i ri dhe i talentuar. E konsiderohej një nga më të mirët në futboll, dhe më të mirë edhe se Neymar”

Swiss Digital Mobile Reklama

Griezmann- “Dje kemi pasur takimin e parë meOscar Graun dhe Miguel Angel Gil, u thamë për mundësinë e një negociate me Greizmann. Kontakti i parë për të ka qenë dje. A jeni optimist se do të luajë për Barcelonën? Nuk jam”, deklaroi Bartomeu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?