Bartomeu: Pep Guardiola të pritet në “Kamp Nou” siç i ka hije

Gjysmëfinalja e Champions League, Bayern-Barcelona, po pritet me interes të madh nga bora bota e futbollit. Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, në një mbledhje të Senatit të klubit ambienti katalanas do ta presë ashtu siç e meriton Pep Guardiola në takimin e parë gjysmëfinal të UEFA Champions League. Sipas numrit një të blaugranave, 44-vjeçari meriton respektin maksimal. – “Pep meriton një pritje të veçantë duke i bërë të gjitha nderimet që i meriton për gjithçka ka dhënë për këtë klub.”

Bartomeu i bëri një bilanc menaxhimit, sportiv, social dhe ekonomik të klubit nga ana e tij përpara aksionarëve më të vjetër të Barcelonës. 52-vjeçari konfirmoi gjithashtu se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në muajin korrik, duke kujtuar se afrimi i datës ishte një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e Barcelonës.

 Bartomeu tha gjithashtu se me Messin, Neymar dhe Suarez, Barcelona ka sulmin më të mirë në botë.- “E kemi strukturuar ekipin përreth Messit, por nuk e kemi patur aspak të lehtë sepse jemi detyruar të bëjmë 20 lëvizje në organikë gjatë verës së kaluar. Gjithsesi jam shumë i kënaqur me ekipin që kemi ndërtuar.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?