Bartomeu tregon “sekretin” pse disa yje kanë refuzuar Barcelonën

Presidenti i La Liga-s Josep Bartomeu, foli për “The Financial Times” mbi mënyrën se si lojtarët kanë refuzuar Barcelonën në të kaluarën, për shkak të konkurrencës së pabesueshme brenda skuadrës katalanase.

Lionel Messi, Xavi dhe Andres Iniesta, e kanë bërë një mision të vështirë transferimin e futbollistëve të tjerë.

“Jo të gjithë lojtarët, që dëshironin të nënshkruanin me ne, kanë ardhur në Barcelonë. Kam shembuj, që nuk mund t’i them, por bëhet fjalë për lojtarë shumë të rëndësishëm, që tani luajnë në klube të tjera. Kur iu kërkuam të vinin në “Camp Nou”, ata ishin të ngazëllyer, por në çastin e fundit thanë: Nuk mund të nënshkruajmë, sepse do të mbetemi në stol. Ku do të luaj unë, kur aty është Xavi? Pse më kërkon mua, kur nuk mund të luaj në pozicionin e Lionel Messit?”, deklaroi Bartomeu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?