Batha: Nuk e shikoj si luftë politike, jemi inferior por në 90 minuta mund të ndodhë gjihçka
Kapiteni i Tiranës, Idriz Batha ishte në krah të trajnerit Emanuel Egbo, në konferencën e zakonshme 24 orë para ndeshjes së vlefshme për turin e dytë eliminator të Ligës së kampionëve, përballë serbëve të Crvena Zvezdës. Mesfushori theksoi se e sheh përballjen me serbët si një ndeshje normale futbolli dhe pranoi se Tirana nuk është favorite.
“Nuk e shikoj fare si luftë politike, apo diçka raciste. Për ne është thjesht një ndeshje futbolli dhe i vlerësojmë shumë si ekip, pasi kanë bërë historinë e vet dhe dihet se kush janë. Do përpiqemi ta shijojmë ndeshjen në maksimum dhe të japim më të mirën tonë.
Shpresojmë për një rezultat pozitiv. Jemi inferiorë nga të gjithë vlerësimet që janë bërë, por në 90 minuta futbolli ka treguar që mund të ndodhë gjithçka. E ndjej që kam më shumë përgjegjësi për skuadrën, por nuk e ndjej si emocion. Jam lojtarë me eksperiencë dhe e kam mbajtur shiritin në disa ekipe. Është nder dhe privilegj. Është kënaqësi e veçantë.
Çdo ndeshje ka peshën e vetë. Para ndeshjes me Dinamon thoshim kjo është ndeshja më e vështirë, tani që e kaluam atë, vështirësia rritet, për veç faktit që kundërshtari është më cilësor. Luajmë në shtëpi, shpresoj të japim më shumë se ndeshjen e parë.
Jemi munduar që presionin ta mbajmë larg. Atmosfera është shumë e mirë si gjithmonë. Dëshira jonë është që ta marrim rezultatin pa shkuar te penalltitë. Është në avantazhin tonë po e çuam lojën te penalltitë. Shpresoj që të fitojmë. Se kush e shënon golin e fitores pak rëndësi ka. Kam dëshirë të shënoj këtë ndeshje, por mbi të gjitha është ecuria e ekipit.”, deklaroi Batha.
KOHA JONË SONDAZH

