Batistuta: Te Reali dhe Milani do të kisha shënuar 200 gola, por do të isha i mërzitur
Gabriel Omar Batistuta zbulon me krenari se ka refuzuar disa klube të mëdha në merkato. Ish-sulmuesi i Romës dhe i Fiorentinës, ka treguar disa momente të karrierës së tij, pasi ishte i pranishëm në një Forum në Amerikë.
“Nuk kam fituar thuajse asgjë, por më konsiderojnë fitues. E bëjnë sepse kam dhënë shumë për Fiorentinën për të luftuar nga ekipeve më potente. Kur isha në Firenze më kanë kërkuar skuadra të mëdha Real Madrid, Manchester United dhe Milan, por në fund zgjodha që të qëndroja në ambientin e qetë të klubit vjollcë.
Nëse do të shkoja te Real Madrid do të fitoja me siguri dhe të shënoja më shumë se 200 gola, por do të isha e mërzitur. E njëjta gjë edhe për Milanin”, deklaroi Batistuta për mediat italiane. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

