Bayern-Barcelona dhe Real-Juve, “troket” finalja e madhe e Champions

Bayern Mynih dhe Barcelona, në përballjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, të garantuar do të kenë spektaklin. Edhe pse ekipi i Pep Guardiola, pas humbjes së kaluar 3-0 në Kamp Nou, e ka të vështirë përmbysjen dhe kualifikimin, në Gjermani besojnë se gjithçka mund të ndodhë. Sonte në “Allianz Arena” do të përcaktohet finalisti i parë i Champions League.   

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, një ditë para ndeshjes gjysmëfinale të UEFA Champions League, theksoi se: “Juventus nuk do parkojë autobusin në mbrojtje! Nuk besoj se ata do të ndryshojnë skemë. Edhe nëse, kjo nuk do të ndikojë në lojën tonë!" Realit i duhet të përmbysë humbjen e ndeshjes së kaluar, 2-1, për të arritur për të dytin sezon radhazi finalen e madhe E Champions, që do të luhet në Berlin.

Real Madrid-Juventus, formacionet e mundshme

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madrid (4-3-3): Casillas; Carvajal, Pepe, Sergio Ramos, Marcelo; Isco, Kroos, J. Rodriguez; Bale, Hernandez, Ronaldo

Swiss Digital Mobile Reklama

Juventus (4-3-1-2): Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra; Marchisio, Pirlo, Pogba; Vidal; Morata, Tevez

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?