Bayern “kohë për të reflektuar”, Barcelona kërkon trofeun e Champions

Real Madrid-Juventus do të vendosin sot në “Santiago Bernabeu” se cila do të jetë finalistja tjetër e Cjampions që do të përballet me Barcelonën, në finale e madhe të Berlinit. Reali i Madrid, fitues në fuqi i këtij kompeticioni, kërkon finale e dytë radhazi për t’u ndeshur me rivalin historik, Barcelona, por më parë duhet të përmbysur humbja e kaluar 2-1 me Juven në Torino.      

Barcelona nuk njeh kundërshtarë, kërkon trofeun

Për të 18-ën herë, Barcelona ka siguruar një finale europiane, një rekord për katalanasit që edhe pse e humbën ndeshjen e dytë gjysmëfinale 3-2 me Bayern, kaluan më tej falë fitores 3-0 në Kamp Nou. Pavarësisht humbjes në përballjen e dytë, Luis Enrique i eviton kritikat dhe në vend të tyre ka vetëm vlerësime për djemtë e tij.  – “Misionin e arritëm. Jemi një prej dy skuadrave më të mira të Europës. Objektivi i ri tani është të fitojmë finalen. Bëmë disa gabime, por që janë rezultat i lodhjes. Kjo ishte një mbrëmje për të qënë të gjithë të kënaqur”.  Ndryshe nga më parë, në finalen e Berlinit, Luis Enrique shkon si trajner.  “Do të jetë ndryshe nga çdo finale e mëparshme ku kam marrë pjesë si lojtar. Jam i bindur se nuk mund të krahasohet sepse tani do ta përjetoj këtë finale si trajner”.  Elozhe në vijim për tredhëmbëshin e frikshëm dhe një koment në fund për fjalët që shkëmbeu me Guardiolën pas përfundimit të takimit.  – “Messi, Suarez e Neymar kanë shumë virtyte. Nuk ia vlen të flasim për cilësitë individuale të secilit. Asnjëri nuk është egoist. Të tre janë bashkëpunues dhe gjithmonë në kërkim të golit. Cfarë më tha Guardiola? Ishte bisedë normale mes dy miqsh, të cilët i uruan fat njëri-tjetrit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Bayern dhe Guardiola, moment reflektimi

Dy vjet më parë, mbërritja e Guardiolës në stolin e Bayernit u pa si nisja e një epoke të re e të lavdishme pas kapitullit të suksesshëm që Heynckes mbylli me tre tituj në 2013-ën. Bavarezët kishin arritur në tre finale të Championsit në vitet 2010, 2012 e 2013 para Guardiolës, ndërkohë që me të, Bayerni nuk ka mundur të kalojë pragun e gjysmëfinaleve. Drejtuesit ambiciozë të kampionëve të Gjermanisë dëshironin me çdo kusht lavdinë europiane e madje e donin sa më parë dhe kush do të ishte ideali për këto objektiva? Pa dyshim që Pep Guardiola është ndër trajnerët më të mirë të momentit. Ai mori mbështetjen e drejtuesve që në fillim dhe askush nuk dyshoi te aftësitë e tij, edhe pse Bayerni humbi me Leverkusenin, Augsburgun, u eliminua nga Kupa e Gjermanisë apo pse u turpërua 3-0 nga Barcelona. 14 tituj në 4 sezone te Barcelona, duke përfshirë edhe dy trofetë e Championsit, por humbja e Bayernit kundër blaugranave me rezultatin e përgjithshëm 5-3 u tregoi të gjithëve në Mynih se Guardiola nuk është një magjistar.

Kritikat ndërkohë nuk kanë munguar, edhe pse spanjolli i ka dribluar duke thënë se ai mbetet i përqendruar vetëm te puna me klubin. Kontrata nga ana tjetër i skadon vitin e ardhshëm dhe kështu siç qëndrojnë gjërat, rinovimi është një temë e largët në shtëpinë bavareze. Rinovim mbi të gjitha i duhet Bayern, me një grup lojtarësh si Schweinsteiger, Ribery, Robben, Lahm apo Xabi Alonso që i kanë kaluar të 30-at. A do të largohet apo do të qëndrojë Guardiola për një projekt të ri që shkon përtej 2016-ës? Një gjë është e sigurt, muajt e mjaltit për të në Mynih kanë marrë fund të Martën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?