FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayern përmbys Augsburg-un me Coman dhe Alaba, i afrohet Dortmundit (VIDEO)

Bayern Munich ka arritur që të marrë një fitore të vuajtur me përmbysje në fushën e Augsburg. Kampionët në fuqi të Bundesliga-s kanë arritur të triumfojnë 3-2, në një ndeshje që rezultoi shumë më e vështirë se sa ishte parashikuar.

Augsburg kaloi në avantazh pas 14 sekondash lojë falë një autogoli të Leon Goretzka-s. Coman shënoi dy herë në pjesën e parë, duke rivendosur në të dy rastet baraspeshën, teksa vendasit kaluan për herë të dytë në avantazh Ji Dong-Won.

Austriaku Alaba gjeti golin e fitores në pjesën e dytë, duke vulosur rezultatin 2-3 për bavarezët. Me këtë triumf, Bayerni merr një tjetër 3-pikësh të vyer dhe shkon vetëm dy pikë larg kreut, duke shtuar presionin ndaj Borussias së Dortmundit, që do të luajë në transfertë përballë vendit të fundit, Nurnbergut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?