Bayerni befason Barcelonën, merr vendimin për të ardhmen e Coutinhos
Philippe Coutinhos po luan muajt e fundit te skuadra e Bayern Munich. Mesfushori brazilian u transferua gjatë verës në formë huazimi te kampionët e Gjermanisë për 8,5 milionë euro më të drejtë blerjeje për 120 milionë euro në fund të sezonit.
Sipas asaj që raporton Bild, drejtuesit bavarezë nuk kanë mbetur shumë të mahnitur nga paraqitjet e Coutinhos në këtë pjesë të parë të sezonin dhe kanë vendosur t’ia kthejnë mbrapsht në verën e ardhshme, lojtarin brazilian Barcelonës.
120 milionë euro për kartonin e një 27-vjeçari karriera e të cilit është në rënie konsiderohen shumë nga drejtuesit bavarezë të cilët një shifër të tillë do të provojnë ta shpenzojnë për lojtarë më të rinj në moshë si Sancho apo Hravetz duke i ngecur në derë Coutinhon Barçës.
Braziliani deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 7 gola në të gjitha kompeticione me Bayernin duke regjistruar edhe 6 asiste.
KOHA JONË SONDAZH

