Bayerni bën gati 80 milionë euro për Paulo Dybala-n

E ardhmja e Paulo Dybala-s vijon të mbetet në dyshim. Sulmuesi argjentinas ka vuajtur më shumë ardhjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi, pasi me portugezin në fushë, përshtatshmëria taktike duket se është minimale.

“La Joya” ka luajtur shumë pak dhe mbi të gjitha, rrallë herë ka arritur të jetë vendimtar dhe bindës me paraqitjet e tij. Pikërisht për këtë arsye, të shumtë janë ata që besojnë se ka ardhur fundi i aventurës së numrit 10 te Juventusi, ndërsa disa klube italiane dhe europiane janë gati të bëjnë ofertë për të.

Kështu gjatë ditës së sotme shtypi gjerman ka raportuar se Bayerni i Mynihut ka gati një ofertë pre 80 milionë eurosh, për të bindur Juventusin të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas. Megjithatë ecuria e negociatave mbetet për t’u parë, pasi bardhezinjtë pretendojnë një minimalisht 100 milionë për kartonin e Dybalës, ndërsa vetë sulmuesi preferon të mbetet në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?